Arrestohet një tjetër shqiptar në Merdar, pretendon se ia gjetën flamurin e UÇK-së

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga autoritetet serbe nën dyshimin se mbante në veturë një flamur me simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ngjarja..

1 minute

Read Time

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga autoritetet serbe nën dyshimin se mbante në veturë një flamur me simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare të Merdares, gjatë kontrollit të një furgoni të tipit Mercedes që vinte nga drejtimi i Policisë së Kosovës, njofton Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë. Policia raporton se flamuri i kuq me shenja të UÇK-së është gjetur nën sediljen e automjetit.

I dyshuari, L.D., lindur në vitin 1992, është ndaluar për 48 orë dhe pritet të dorëzohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuplje, ku do të procedohet me kallëzim penal për veprën e dyshuar. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports