Fatos Geci s’tërhiqet nga deklarata skandaloze, e forcon edhe më tej: I kam shkruar vetë ato fjali!

Deputeti i Grupit Parlamentar të VV-së, Fatos Geci, nuk është tërhequr nga deklarata skandaloze e tij në Kuvendin e Kosovës, gjatë seancës së djeshme, ku..

1 minute

Read Time

Deputeti i Grupit Parlamentar të VV-së, Fatos Geci, nuk është tërhequr nga deklarata skandaloze e tij në Kuvendin e Kosovës, gjatë seancës së djeshme, ku tha se ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi e pret fati i njëjtë me atë të Naim Murselit, që u dënua me burgim të përjetshëm.

Në një postim që e ka bërë sonte në Facebook, Geci e ka forcuar më tej qëndrimin e tij, duke u shprehur se ato fjalë i ka shkruar vetë dhe kanë qenë në ‘mënyrë spontane’, transmeton Klankosova.tv

Ky reagim erdhi pasi xhaxhai i tij, Gani Geci, tha se nipit ia ka shkruar dikush i afërt i Kurtit atë fjalim.

Këto deklarata, Fatos Geci i quajti spekulime.

“Mjaftë më spekulime. Unë i kam shkruar vetë ato fjali në mënyrë spontane, në momentin kur deputeti i PDK-së tha se po friksohemi nga Thaçi. Jepini fund këtyre lojërave”, ka shkruar Geci.

Nga deklarata e tij janë distancuar disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports