E dhimbshme: Vdes tragjikisht 33-vjeçari nga Suhareka

Ka vdekur si pasojë e një aksidenti tragjik një 33-vjeçar nga Suhareka. Bëhet fjalë për Flori Bytyqin. “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen..

Ka vdekur si pasojë e një aksidenti tragjik një 33-vjeçar nga Suhareka. Bëhet fjalë për Flori Bytyqin.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të kushëririt tonë, Flori Bytyqi, në moshën 33-vjeçare, si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhi sot, më 11 qershor.

Në këto momente të rënda, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, të afërmit, miqtë dhe mbarë familjen Bytyqi”,  kanë bërë të ditur familjarët, transmeton Klankosova.tv.

Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë rajonale të Prizrenit për më shumë detaje rreth rastit tragjik të vdekjes së të riut, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *