Britanikët tronditin Hagën me detaje për gjykimin në Speciale (VIDEO)

Një debat i gjerë është zhvilluar në Hagë pas prezantimit të raportit të BHRC-së, ku janë ngritur shqetësime për trajtimin e ish-krerëve të UÇK-së, kohëzgjatjen..

Një debat i gjerë është zhvilluar në Hagë pas prezantimit të raportit të BHRC-së, ku janë ngritur shqetësime për trajtimin e ish-krerëve të UÇK-së, kohëzgjatjen e paraburgimit dhe respektimin e të drejtave të njeriut në procesin gjyqësor.

Sipas raportimit të gazetarit Besnik Tahiri në “Edicionin Special” në Klan Kosova trupi gjykues ka caktuar 20 korrikun si datë të mundshme për aktgjykimin final.

“Një debat i madh është nxitur në Hagë të Holandës pas prezantimit të raporti nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut i Odës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit (BHRC)”, raportoi gazetari Besnik Tahiri në “Edicionin Special”.

Ai tha se sipas Çelajt, është një padrejtësi e madhe që kryetarja e gjykatës, Ekaterina Trendafilova, dhe kryeprokurorja Kimberly Ëest refuzuan të merrnin pjesë në këtë diskutim profesional.

Sipas Tahirit, raporti dhe diskusionet në Hagë nxorën në pah disa problematika serioze në takimin e avokatëve eminent nga Britania e Madhe u theksua se katërshja e madhe e UÇK-së (Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi) po mbahen në paraburgim për më shumë se pesë vjet pa iu mundësuar lirimi me kusht.

Tutje, raportohte poashtu se në atë takim u përmend specifikisht shkelja e të drejtave të njeriut në rastin kur zotëri Thaçit në vitin 2025 nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçit, ndonëse kërkesa ishte bërë 24 orë përpara.

Shtetet financuese si Gjermania, Franca dhe Zvicra nuk kanë shprehur ndonjë mbështetje të madhe të hapur për raportin, britanikët e konsiderojnë hapjen e këtij debati si një hap shumë të rëndësishëm,.

Në raportime theksohet gjithashtu se UÇK-ja vlerësohet si një nga gueriljet më të suksesshme dhe se udhëheqësit e saj janë njerëzit më meritorë për lirinë e Kosovës, sidomos duke pasur parasysh përvjetorin e çlirimit më 12 qershor,.

Trupi gjykues ka caktuar 20 korrikun si datë të mundshme për aktgjykimin final, por ka indikacione se kjo mund të shtyhet deri në shtator.

Ky vonesë arsyetohet me vëllimin e madh të dokumentacionit.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *