Kombëtarja e Finlandës do të paraqitet me ndryshime në përbërje për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare, pasi një nga mesfushorët kryesorë nuk do të jetë në dispozicion. Në vend të tij, një emër i ri është përfshirë për herë të parë në listë.
Mesfushori i Sparta Prague, Kaan Kairinen, nuk është në gjendje fizike për të luajtur dhe nuk do të udhëtojë me ekipin kombëtar të Finlandës drejt Zelandës së Re.
Ndërkohë, mesfushori i Greuther Furth, Doni Arifi, është përzgjedhur si futbollist i ri në ekip.
Në janar, ish-reprezentuesi i kombëtares së Kosovës U21, Arifi u transferua nga Kuopion Palloseura te Bundesliga 2 dhe tani ka marrë ftesën e tij të parë nga kombëtarja e futbollit e Finlandës.
Arifi, i lindur dhe i rritur në Finlandë, u zhvillua te kombëtaret zinxhirë të këtij shteti, deri më 2023, kur u ftua te Kosova U21 nga Afrim Tovërlani.
Madje, ai luajti 2 ndeshje, mirëpo në 2024-ën u largua për te kombëtarja U21 e Finlandës, me ç’kombëtare zhvilloi gjashtë paraqitje.
Finlanda do të përballet me Zelandën e Re të premten, më 27 mars. Ndërsa më 30 mars, do të zhvillohet ndeshja mes Kepit të Gjelbër dhe Finlandës. Të gjitha ndeshjet e turneut do të luhen në Auckland, në stadiumin Eden Park.














