Arrestohen dy persona në Vushtrri për hedhje granate në oborrin e një shtëpie

Policia e Vushtrrisë ka ndërmarrë veprime pas një incidenti të rrezikshëm që ndodhi më 27 shkurt, ku një granatë dore u hodh në oborrin e..

1 minute

Read Time

Policia e Vushtrrisë ka ndërmarrë veprime pas një incidenti të rrezikshëm që ndodhi më 27 shkurt, ku një granatë dore u hodh në oborrin e një shtëpie, duke shkaktuar dëme materiale. Autoritetet kanë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar që lidhen me këtë ngjarje.

Të njëjtit dyshohen për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “armëmbajtje pa leje”.

“Arrestimi i dy të dyshuarave është bërë mbi dyshimin e arsyeshëm dhe provave materiale të siguruara se të njëjtit më 27 shkurt 2026, në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, kanë hedhur një mjet shpërthyes (granatë dore), ku përveç dëmeve materiale nuk pati dëme tjera. Pas procedurave të intervistimit, dy të dyshuarve meshkuj, të moshës 24 dhe 25 vjeç, me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports