Aplikacioni s’e identifikoi pa mjekër, korrieri në rrezik për largim nga puna

Një shofer i platformës së shpërndarjes Just Eat është përballur me probleme serioze në punë pasi sistemi i verifikimit nuk arriti ta identifikonte pas heqjes..

1 minute

Read Time

Një shofer i platformës së shpërndarjes Just Eat është përballur me probleme serioze në punë pasi sistemi i verifikimit nuk arriti ta identifikonte pas heqjes së mjekrës. Ndryshimi në pamje, që në kushte normale nuk do të duhej të shkaktonte pengesa, këtë herë çoi në çaktivizimin e llogarisë së tij.

Adam Stockley, 35 vjeçar nga Londra, tregon se aplikacioni nuk e njohu dot pas rruajtjes së mjekrës, për shkak se në fotografinë e pasaportës paraqitet me mjekër. Ai thotë se verifikimet automatike janë treguar jashtëzakonisht të rrepta dhe dyshon që rasti i tij është shqyrtuar pa ndërhyrje njerëzore.

Ndërkohë, kompania ka njoftuar se është duke e hetuar urgjentisht çështjen dhe ka pranuar se teknologjia duhet të jetë në gjendje të përshtatet me ndryshime të tilla të pamjes si prerja e flokëve apo heqja e mjekrës.

Sipas Adam, kontrollet e identitetit janë shtrënguar kohëve të fundit për të parandaluar punën e paligjshme, duke kërkuar verifikim të shpeshtë – si gjatë hyrjes në aplikacion ashtu edhe gjatë ndërrimit. Megjithatë, pas ndryshimit të pamjes, sistemi ka dështuar vazhdimisht ta njohë, duke bërë që llogaria e tij të dezaktivohet disa herë. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports