48 mijë aplikime të diasporës aprovohen, 6 mijë të tjera refuzohen nga KQZ-ja

Interesimi i qytetarëve jashtë vendit për t’u përfshirë në procesin zgjedhor të këtij muaji ka qenë i lartë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar verifikimin..

1 minute

Read Time

Interesimi i qytetarëve jashtë vendit për t’u përfshirë në procesin zgjedhor të këtij muaji ka qenë i lartë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar verifikimin e aplikimeve për regjistrim dhe tashmë numrat janë bërë publikë

Sipas KQZ-së, gjatë periudhës 26 nëntor – 4 dhjetor janë pranuar mbi 55,600 kërkesa për regjistrim për votim jashtë Kosovës. Prej tyre, mbi 48,600 janë aprovuar, ndërsa më shumë se 6,400 janë refuzuar.

Nga aplikimet e aprovuara, shumica dërrmuese kanë zgjedhur të votojnë përmes postës. Rreth 35,000 qytetarë do t’i dërgojnë fletëvotimet në adresat postare jashtë Kosovës, ndërsa mbi 1,600 të tjerë do t’i dërgojnë ato në kutinë postare të KQZ-së brenda vendit. Përveç kësaj, mbi 12,000 shtetas janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Ndërkohë, vendi po hyn në proces zgjedhor të parakohshëm pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme parlamentare për të formuar qeverinë e re. Edhe pse doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, 48 ulëset e fituara nuk mjaftuan, dhe pas dy përpjekjeve të pasuksesshme për të gjetur një partner koalicioni, vendi shkon sërish në zgjedhje. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports