Ambasada e SHBA-së: Ushtrimi i përbashkët tregon përkushtimin ndaj sigurisë

Policia e Kosovës së bashku me njësitë e tjera emergjente zhvilluan një stërvitje të përbashkët që u vlerësua lart nga Ambasada e SHBA-së si shembull..

1 minute

Read Time

Policia e Kosovës së bashku me njësitë e tjera emergjente zhvilluan një stërvitje të përbashkët që u vlerësua lart nga Ambasada e SHBA-së si shembull i bashkëpunimit efikas ndërinstitucional.

Sipas njoftimit të Ambasadës, në këtë ushtrim morën pjesë rreth 800 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, së bashku me Njësitë e Zjarrfikësve dhe Emergjencës Mjekësore (EMS), si dhe njësi të specializuara, përfshirë SIU, SOU, EOD, UAS/Counter-UAS, Forenzikën dhe Marrëdhëniet me Publikun. Mbështetje shtesë u ofrua nga RSO, MSG, PD, INL, ICITAP, MED, KFOR, LGF dhe PSU.

Ambasada theksoi se stërvitja pasqyroi koordinimin e lartë ndërmjet institucioneve dhe gatishmërinë operative të ekipeve. “Nga qentë dhe dronët te automjetet taktike dhe ekipet e emergjencës, kjo stërvitje theksoi bashkëpunimin tonë ndërinstitucional, gatishmërinë operative dhe përkushtimin e përbashkët ndaj sigurisë”, u shpreh në njoftim.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports