Ahmeti promovon bashkëpunimin institucional dhe lokal mes Kosovës dhe Iowa-s

Gjatë një vizite zyrtare në Shtetin e Iowa-s, zëvendësministri Kreshnik Ahmeti zhvilloi një seri takimesh me udhëheqës të institucioneve shtetërore dhe përfaqësues të pushtetit lokal,..

1 minute

Read Time

Gjatë një vizite zyrtare në Shtetin e Iowa-s, zëvendësministri Kreshnik Ahmeti zhvilloi një seri takimesh me udhëheqës të institucioneve shtetërore dhe përfaqësues të pushtetit lokal, duke u fokusuar në thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s.

Në takim me Presidenten e Senatit të Iowa-s, Amy Sinclair, u rikonfirmua bashkëpunimi i gjatë dhe i qëndrueshëm mes dy vendeve, duke u diskutuar veçanërisht për sigurinë, zhvillimin ekonomik, bashkëpunimin akademik dhe atë në teknologjinë informative.

Ahmeti u takua gjithashtu me zëvendës sekretaren e Shtetit të Iowa-s, Christy Johnson, për të diskutuar avancimin e bashkëpunimit institucional dhe forcimin e koordinimit ndërmjet institucioneve të të dy vendeve, me theks te shkëmbimi i përvojave në administratën publike, energjia dhe arsimi i lartë.

Në nivel lokal, gjatë takimit me kryetaren e Komunës së Johnston, Paula Dierenfeld, u vlerësua binjakëzimi i nëntë komunave kosovare me komuna në Iowa dhe u diskutua zgjerimi i projekteve të përbashkëta zhvillimore dhe shkëmbimeve profesionale.

Po ashtu, zëvendësministri Ahmeti u takua me përfaqësues të diasporës shqiptare në Iowa, ku u nënvizua roli i tyre si urë lidhëse mes dy vendeve dhe kontributi i vazhdueshëm në forcimin e marrëdhënieve ekonomike, akademike dhe kulturore si dhe mbështetja për zhvillimin e Kosovës.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports