20-vjeçari që tentoi të hynte në Mar-a-Lago u qëllua për vdekje nga Shërbimi Sekret Amerikan

Një ngjarje tragjike ndodhi mëngjesin e së dielës në resortin Mar-a-Lago, ku një 20-vjeçar humbi jetën pas një përleshjeje me Shërbimin Sekret Amerikan. Sipas raportimeve,..

1 minute

Read Time

Një ngjarje tragjike ndodhi mëngjesin e së dielës në resortin Mar-a-Lago, ku një 20-vjeçar humbi jetën pas një përleshjeje me Shërbimin Sekret Amerikan.

Sipas raportimeve, i riu po përpiqej të hynte në pronat e presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Shefi i komunikimit të United States Secret Service, Anthony Guglielmi, bëri me dije se hyrja e tij e paligjshme ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit.

Ai u pa pranë portës veriore duke mbajtur një objekt që dukej si pushkë dhe një bidon karburanti. Reagimi i agjentëve ishte i menjëhershëm, duke u bashkuar edhe me zëvendëshefin e zyrës së Sherifit të Qarkut, të cilët hapën zjarr. Ende nuk është e qartë se cili prej tyre e qëlloi për vdekje të riun.

Zëdhënësi i Shërbimit Sekret shtoi se asnjë agjent nuk u lëndua gjatë incidentit. Identiteti i të ndjerit mbahet i fshehtë, ndërsa zyrtarët po punojnë për të njoftuar familjarët e tij më të afërt.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports