“A po mi jep nënshkrimet?”, Lushaku e ashpër me Bahtirin: Erdhi gjysmë i pirë (VIDEO)

Ish-deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur lidhur me veprimin e ish-deputetit të VV-së, Agim Bahtiri, i cili..

Ish-deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur lidhur me veprimin e ish-deputetit të VV-së, Agim Bahtiri, i cili pak kohë para përfundimit të afatit për president, ia kërkonte nënshkrimet.

Ajo u shpreh se sjellja e Bahtirit atë natë, e ka shpërfaqur komplet kulturën politike të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Do të thotë deri aty janë në gjendje me ardhë, me aktru në natën e fundit edhe me kriju skena. Kjo e shpërfaqë komplet kulturën politike që e ka Vetëvendosje. I çon disa akterë atje për ta prishur rendin, ashtu siç ka dashur ta prishë rendin kushtetues. Hyn aty në konferencë me bë teatër, në natën e fundit, një orë para se të kalojë afati, kjo është joserioze”, tha ajo.

Lushaku deklaroi se një gjë e tillë është fatkeqësi, duke u shpreh se Bahiri ishte gjysmë i pirë, përcjell Klankosova.tv.

“Është fatkeqësi se ty të vjen një njeri që është gjysmë i pirë dhe të kërkon diçka, e që është vërtetë irrituese, ne me seriozitetin më të madh dolëm për të folur të shqetësuar edhe një orë po kalon afati për zgjedhjen e presidentit, ata bënin hajgare nga kati në kat në Kuvend të Kosovës, keqtrajtim total i institucioneve të Kosovës dhe vërtetë është fatkeqësi”.

“Jam ballafaquar me një njeri joserioz. Ai thoshte që më ka dërguar z.Kurti, por ku e di unë, kjo është totalisht joserioze, mu duk sikur ardhur dikush “më ka dërguar nana një vezë se po na mungon në shtëpi”, tha ajo.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports