Ish-diplomati Canaj: Kurtit i duhen krizat që të jetojë politikisht (VIDEO) Ish-diplomati Blerim Canaj, sonte në Edicionin Special në Klan Kosova pati kritika të mëdha..

1 minute

Read Time

Ish-diplomati Canaj: Kurtit i duhen krizat që të jetojë politikisht (VIDEO)

Ish-diplomati Blerim Canaj, sonte në Edicionin Special në Klan Kosova pati kritika të mëdha ndaj kryeministrit në detyrë dhe liderit të LVV-së Albin Kurti.

Canaj tha se Kurtit i duhen krizat që të mbijetojë politikisht.

“Në qoftë se Lëvizja Vetëvendosje i merr 40 deputetë e më shumë atëherë gjasat që ne të shkojmë në zgjedhje janë prapë të mëdhaja. Madje… madje edhe nëse Lëvizja Vetëvendosje i merr 60 deputetë”, u shpreh Canaj në Klan Kosova.

“Përshtypja ime gjatë kësaj periudhe, gjatë këtyre 5-6 viteve është që zotëri Kurti apo zotit Kurti patjetër i duhen krizat që të mbijetojë dhe të jetojë sa më gjatë politikisht”, deklaroi ish diplomati.

“Kjo tregon fatkeqësisht se ne e kemi një qeveri e cila që 5-6 vite ende nuk e ka të qartë që është e thirrur që e ka fituar besimin e qytetarit që ajo të gjejë zgjidhje”, shtoi Canaj.

Sipas tij, deri më tani është parë që janë votuar njerëzit që janë ekspertë në krijimin e krizave.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports