A e parandalon gripin vitamina C?

Shumë njerëz e lidhin vitaminën C me forcimin e imunitetit, sidomos gjatë sezonit të ftohjeve dhe gripit. Por çfarë thonë konkretisht studimet shkencore për efektin e saj? Hulumtimet tregojnë se kjo vitaminë nuk është domosdoshmërisht “mburojë” kundër sëmundjes, por mund të ndikojë ndjeshëm në zbutjen e simptomave dhe në shkurtimin e kohëzgjatjes së saj.

Një sërë studimesh kanë vërtetuar se vitamina C lehtëson me rreth 23% intensitetin e simptomave të rrufës dhe gripit, si: dhimbjen e muskujve, hundët që rrjedhin dhe kollën.

Vitamina C ka treguar që ul kohëzgjatjen e rrufës nga disa ditë deri në një javë. Por nëse e parandalon rrufën dhe gripin, kjo është e vështirë të përcaktohet.

Efektet e dobishme të vitaminës C janë demonstruar në segmentin e shkurtimit të kohëzgjatjes së ftohjes dhe të lehtësimit të simptomave.

Megjithëse shumë kërkime tregojnë që nuk e parandalon, një studim i rastësishëm zbuloi që, atletët e garave shumë të gjata, sistemet imunitare të të cilëve kanë tendencën të jenë më të dobët pas një gare, që kanë pirë 600 miligramë vitaminë C në ditë nuk i zinte aq shpesh gripi sa ata që nuk e merrnin fare vitaminën.

“Këshillë: Nuk ju dëmton marrja e një vitamine C në ditë, veçanërisht nëse ndieni se po ju zë gripi. Nëse ju zë gripi, është shumë e mundshme të shëroheni më shpejt dhe të mos bezdiseni shumë nga simptomat e tij.”

Marrja e 200 miligramëve në ditë është e mjaftueshme, sepse një pjesë e saj sekretohet me urinë.

Edhe pse lëngu i portokallit është i pasur në vitaminë C, mos u varni vetëm tek ai. Përmbajtja e vitaminës C në të mund të ndryshojë në varësi të portokallieve të përdorura dhe se sa kohë lëngu ka qëndruar në karton.

Vitamina C është jostabile dhe shpejt humbet gjatë ngrirjes dhe ruajtjes së ushqimeve në frigorifer. Ajo gjithashtu zhduket nga procesimi termik dhe nga gatimi me ujë.

Të ngjashme:

Onkologët paralajmërojnë për ngarkesë në sistemin shëndetësor dhe specialistë të papunësuar
  • March 10, 2026

Shoqata e Onkologëve të Kosovës ka ngritur shqetësime lidhur me gjendjen e shërbimeve onkologjike në vend, duke theksuar se sistemi shëndetësor po përballet me sfida serioze përballë rritjes së vazhdueshme…

Vazhdo lëximin...
Studimi i ri sfidon teorinë tradicionale për Alzheimerin
  • March 9, 2026

Për shumë vite është menduar se sëmundja e Alzheimerit fillon drejtpërdrejt në tru, por kërkimet e fundit po hedhin dyshime mbi këtë teori. Një studim i ri sugjeron se procesi…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës