Në kultura të ndryshme, fluturat janë parë jo vetëm si krijesa të bukura të natyrës, por edhe si bartëse mesazhesh simbolike. Besime të lashta sugjerojnë se shfaqja e tyre mund të lidhet me ndryshime në jetë, paralajmërime apo edhe shenja shpirtërore.
Sipas grekëve të lashtë, flutura në disa raste konsiderohej si shpirti i një personi, i cili udhëtonte nëpër botë në një formë tjetër. Për këtë arsye, hasja me një flutur shihej si një mesazh i veçantë që nuk duhet neglizhuar.
Flutura portokalli
Të shohësh një flutur portokalli zakonisht është një sinjal që duhet të jemi aktivë dhe optimistë. Një mundësi apo ndryshim po vjen dhe duhet gjithë entuziazmi i nevojshëm për të marrë maksimumin e kësaj situate.
Flutura e verdhë
Fluturat e verdha nuk janë shumë të qarta për t’u kuptuar, pasi paralajmërojnë ndryshime në jetë, por nuk dihet nëse janë për mirë ose jo.
Marinarët që shihnin një flutur të tillë, para se të hipnin në anije, e merrnin këtë si shenjë që ky do ishte udhëtimi i tyre i fundit.
Gjithsesi, fluturat e verdha nuk janë shenjë e vdekjes, por një shenjë për t’u zgjuar sepse një tjetër jetë ju pret.
Flutura e gjelbër
Një flutur e gjelbër është shenjë e fatit të mirë, rritjes dhe bollëkut. Ndërkohë, nëse flutura e gjelbër fluturon sipër kokës, duke bërë rrathë, pasuria dhe mirëqenia po vijnë. Nëse një flutur e tillë futet në ambjente të brendshme, atëherë fati i mbarë do vijë për ata njerëz që jetojnë aty. Ndërkohë, mund të jetë ngritje në detyrë, sukses apo lajme të papritura si shtatzania apo martesa.














