“Huqje” në faqen e KQZ-së – Përveç VV-së, ngatërrohen emrat e partive tjera

Procesi i numërimit të votave në nga përfaqësitë diplomatike është duke u përcjell me huqje të emrave të partive politike. Në platformën e Komisionit Qendror..

Procesi i numërimit të votave në nga përfaqësitë diplomatike është duke u përcjell me huqje të emrave të partive politike.

Në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, logot e subjekteve politike kanë emra tjerë.

Te logo e PDK-së është i vendosur emri i partisë PAI-PDAK-LPB.

Te ajo e LDK-së është e vendosur emri i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar.

Kurse, edhe te logo e AAK-së, është e vendosur Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës.

Madje, aty figuron edhe Nisma Socialdemokrate, e cila nuk ka garuar fare në zgjedhjet e 7 qershorit.

Edhe te partitë e tjera është parë “huqje” e tillë në platformën e KQZ-së, ku po përditësohen të dhënat nga numërimi i votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve nga përfaqësitë diplomatike.

Ndryshe, deri më tash numërimi nga përfaqësitë diplomatike ka shkuar në 19,15%.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *