Kastrati: Ish-krerët e UÇK-së do të lirohen, procesi në Hagë ishte cirk dhe teatër (VIDEO)

Ish-deputeti Ardian Kastrati ka komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë, për të cilët vendimi pritet të merret gjatë..

Ish-deputeti Ardian Kastrati ka komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë, për të cilët vendimi pritet të merret gjatë muajit korrik.

Sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova, ai pati krititika mungesën e angazhimit në mbështetje të të akuzuarve gjatë procesit gjyqësor.

“Çka kemi bërë ne? Dy protesta në fund si me zor, asgjë më shumë. Tani jemi në finale, është kryer gjithë procesi dhe pritet në korrik”, tha ai.

Kastrati u shpreh i bindur se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të shpallen të pafajshëm.

“Unë jo vetëm që shpresoj, por jam shumë i bindur se ata do të lirohen. Unë e di që ata do të lirohen”, deklaroi ai.

Ai e cilësoi procesin gjyqësor si cirk dhe teatër nga ana e prokurorisë, duke pretenduar se gjatë gjykimit janë përdorur dëshmi të pavërteta.

“Ky ka qenë një cirk, një teatër, një hajgare nga prokurorët, ku kanë thirrë dëshmitarë që kanë folur banalitete dhe është furnizuar komplet me dokumentacion dhe dëshmi të rreme të UDB-së serbe të gjitha të rreme. Ata kanë me u liru”, u shpreh Kastrati.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *