Në Shtëpinë e Bardhë është zhvilluar një takim mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministres së Japonisë, Sanae Takaichi, ku në qendër të diskutimeve janë vendosur zhvillimet globale dhe tensionet në Lindjen e Mesme.
Trump dhe Takaichi kanë nisur bisedën, ku ndër të tjera do të diskutojnë edhe rreth luftës në Lindjen e Mesme.
Takaichi ka deklaruar se “vetëm Trump mund të arrijë paqen në të gjithë botën”.
Ajo shtoi se zhvillimi i armëve bërthamore nga Irani “nuk duhet të lejohet kurrë”.
“Dhe gjithashtu ekonomia globale tani është gati të përjetojë goditje të mëdha për shkak të këtij zhvillimi”.
Kryeministrja japoneze po ashtu tha se zyrtarët japonezë i kanë bërë thirrje të drejtpërdrejta Iranit që të ndalojë sulmet e tij ndaj infrastrukturës energjetike.














