ASK publikon të dhënat e tregut të punës: Papunësia në Kosovë rreth 14%

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka prezantuar raportin tematik “Të dhënat e Tregut të Punës sipas Komunave”, i bazuar në rezultatet e regjistrimit të popullsisë..

1 minute

Read Time

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka prezantuar raportin tematik “Të dhënat e Tregut të Punës sipas Komunave”, i bazuar në rezultatet e regjistrimit të popullsisë ReKos 2024, duke ofruar një pasqyrë të detajuar për gjendjen e tregut të punës në nivel vendi dhe lokal.

Sipas këtij raporti, shkalla e papunësisë në Kosovë është 13.9 për qind. Nga mbi një milion qytetarë në moshë pune (15–64 vjeç), konkretisht 1,063,687 persona, 514,791 janë aktivë në tregun e punës, ndërsa 548,896 rezultojnë ekonomikisht joaktivë.

Numri i të punësuarve arrin në 443,364 persona, ndërsa 71,427 janë të papunësuar. Papunësia tek të rinjtë e moshës 15–24 vjeç është 19.3 për qind.

Raporti thekson se shkalla e joaktivitetit mbetet e lartë, në nivel prej 51.6 për qind, me dallime të theksuara gjinore: 65.4 për qind tek femrat dhe 37.8 për qind tek meshkujt.

Sa i përket strukturës së punësimit, sektorët kryesorë që dominojnë janë tregtia me 19.7 për qind, prodhimi me 12.7 për qind, ndërtimtaria me 9.6 për qind, arsimi me 8.5 për qind dhe administrata publike e mbrojtja me 8.2 për qind.

Femrat janë të përqendruara kryesisht në sektorët e tregtisë, arsimit dhe kujdesit shëndetësor, ndërsa meshkujt dominojnë në tregti, prodhim, ndërtimtari dhe administratë publike.

Raporti përfshin gjithashtu analiza të detajuara për shpërndarjen e punësimit sipas gjinisë, moshës, nivelit të arsimit, profesioneve dhe aktiviteteve ekonomike, si dhe të dhëna mbi orët e punës, vendin e punës dhe tipin e vendbanimit.

ASK thekson se të dhënat nga regjistrimi shërbejnë si burim plotësues për analizat strukturore dhe territoriale, ndërsa Anketa e Fuqisë Punëtore mbetet burimi kryesor për statistikat e tregut të punës në vend.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports