Një aksident trafiku me pasojë lëndime trupore është shënuar sot në Prizren, ku një person i moshuar është goditur nga një veturë pranë hyrjes së spitalit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:31, ndërsa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor dhe, sipas autoriteteve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot, më datën 19.03.2026, rreth orës 13:31, është raportuar një aksident trafiku në rrugën afër hyrjes së spitalit në Prizren. Sipas informatave të para, një këmbësor është goditur nga një veturë. Si pasojë, këmbësori Sh. R., mashkull rreth 82-vjeçar, ka pësuar lëndime trupore, por aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e rrethanave të aksidentit”, tha Bytyqi.














