Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
Gjatë bisedës u theksua bashkëpunimi konstruktiv dhe miqësor ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Bashkimit Evropian, duke vlerësuar rolin e këtij partneriteti në mbështetje të reformave dhe proceseve zhvillimore në vend.
“Ministrja Rizvanolli e falënderoi Ambasadorin Orav për angazhimin dhe punën e tij gjatë shërbimit në Kosovë, si dhe për kontributin e dhënë në lehtësimin e proceseve me rëndësi për vendin, në dobi të forcimit institucional dhe avancimit të reformave. Ministrja Rizvanolli i uroi Ambasadorit Orav suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e afërt dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës gjatë mandatit të tij”, thuhet në njoftim.














