“BE-ja qëndron në anën tuaj”, thotë Orav

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, zhvilloi një takim lamtumirës me kryediplomatin Glauk Konjufca, ku u diskutuan çështje kyçe për integrimin e Kosovës..

1 minute

Read Time

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, zhvilloi një takim lamtumirës me kryediplomatin Glauk Konjufca, ku u diskutuan çështje kyçe për integrimin e Kosovës në BE.

Gjatë bisedës u fol për Planin e Rritjes, Procesin e Berlinit dhe rëndësinë e strukturave të forta koordinuese të Kosovës në çështjet që lidhen me BE-në. Orav gjithashtu theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për Ukrainën dhe rolin e vendit tonë në këtë kontekst.

“Rëndësia e strukturës së fortë koordinuese të Kosovës për çështjet që lidhen me integrimin në BE, Plani i Rritjes, Procesi i Berlinit si dhe mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën, ishin ndër temat e diskutuara në takimin tim të lamtumirës me ministrin Glauk Konjufca. BE-ja qëndron në anën tuaj!”, deklaroi Orav.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports