Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin për pasoja të rënda, duke lënë të kuptohet se mund të ndërmerren veprime të ashpra kundër tij. Deklarata e tij vjen në një kohë tensionesh të larta, ndërsa ai sugjeroi se po shqyrtohen objektiva të reja të mundshme.
Trump e bëri këtë paralajmërim përmes një postimi në platformën Truth Social, ku tha se Irani mund të përballet me goditje të forta të shtunën. Ai theksoi gjithashtu se po merret në konsideratë zgjerimi i zonave dhe grupeve të njerëzve që mund të jenë në shënjestër, pa dhënë detaje të mëtejshme.
“Sot Irani do të goditet shumë rëndë! Nën shqyrtim serioz për shkatërrim të plotë dhe vdekje të sigurt, për shkak të sjelljes së keqe të Iranit, janë zona dhe grupe njerëzish që nuk ishin konsideruar për shënjestër deri në këtë moment”, tha Trump.







