Haxhiu njofton deputetët për dekretin dhe dërgimin e çështjes së presidentit në Kushtetuese

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë informuar zyrtarisht për zhvillimet e fundit institucionale që lidhen me shpërndarjen e Legjislaturës së Dhjetë dhe procedurat që tashmë..

1 minute

Read Time

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë informuar zyrtarisht për zhvillimet e fundit institucionale që lidhen me shpërndarjen e Legjislaturës së Dhjetë dhe procedurat që tashmë janë dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, përmes një shkrese zyrtare u ka përcjellë deputetëve dekretin e Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Legjislaturës së Dhjetë.

Në dokumentin dërguar deputetëve, Haxhiu ka bashkëngjitur edhe dekretin e nënshkruar nga presidentja, me të cilin formalizohet vendimi për shpërndarjen e Kuvendit.

Po ashtu, ajo deputetëve u ka dërguar edhe regjistrimin e kërkesës me numër K.068/26 të Gjykatës Kushtetuese të bërë nga Kryetarja e Kuvendit dhe nëntë (9) deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së ,,Procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports