Macron: Franca nuk ishte pjesë e sulmeve ndaj Iranit, diplomacia duhet të ketë përparësi

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka reaguar nga Parisi lidhur me sulmet ushtarake ndaj Iranit, duke sqaruar pozicionin e Francës në këtë zhvillim të ndjeshëm ndërkombëtar…

1 minute

Read Time

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka reaguar nga Parisi lidhur me sulmet ushtarake ndaj Iranit, duke sqaruar pozicionin e Francës në këtë zhvillim të ndjeshëm ndërkombëtar.

Gjatë një mbledhjeje me këshillin e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, Macron theksoi se Franca as nuk ishte informuar paraprakisht dhe as nuk kishte marrë pjesë në sulmet e ndërmarra nga SHBA dhe Izraeli. “Prioriteti ynë absolut është siguria e shtetasve tanë dhe e aseteve tona”, tha Macron.

Ai shtoi se “diplomacia duhet të rifitojë epërsinë”, duke nënvizuar nevojën për zgjidhje përmes dialogut dhe jo përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.

Para deklaratës së tij, aleati i Donald Trump dhe republikani i lartë, Lindsey Graham, kishte reaguar ashpër, duke kritikuar Evropën Perëndimore si “jashtëzakonisht të butë” për qëndrimet e saj lidhur me zhvillimet e fundit.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports