Çitaku: Hamza nuk shkoi në takim me Kurtin “për të bërë pazare”, shumica parlamentare të reflektojë për zgjedhjen e Presidentit

Pas takimit ndërmjet kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza dhe kryeministrit Albin Kurti për çështjen e Presidentit, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka..

1 minute

Read Time

Pas takimit ndërmjet kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza dhe kryeministrit Albin Kurti për çështjen e Presidentit, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar reflektim nga shumica parlamentare.

Ajo theksoi se Hamza nuk mori pjesë në takim “për të bërë pazare”, por për të ofruar zgjidhje konkrete në një situatë të zgjatur krize politike. “Partia Demokratike e Kosovës është parti shtetformuese. Këtë e kemi dëshmuar në momentet më të vështira të vendit dhe këtë përgjegjësi e mbajmë edhe sot. Në takimin me z. Kurti, Kryetari Hamza ka shkuar jo për të bërë pazare, por për të ofruar mundësi reale për të dalë nga ky cikël i pafundëm krizash politike në të cilin jemi katandisur prej kohësh. Kemi shkuar me seriozitet, me përgjegjësi dhe me vullnet për zgjidhje”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Sipas Çitakut, PDK-ja ka shprehur gatishmëri për të propozuar kandidatura që “do të garantonin siguri institucionale, balancë politike dhe, mbi të gjitha, personalitete që do të ishin garant të rendit kushtetues”.

“Nuk kemi shkuar për të ofruar kundërkandidat formal për hir të inatit apo për konsum ditor politik”, tha ajo, duke iu referuar deklaratës së Kurtit se me gjasë do të kishte një garë me kandidatë partiakë për President.

“Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme se secili prej nesh. Zgjedhja e Presidentit, nuk është test force mes partive, por është moment që përcakton stabilitetin institucional, besimin qytetar dhe orientimin tonë shtetëror. Tani është koha që shumica parlamentare të reflektojë”, shkroi Çitaku.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports