Përfitimet e hurdhës për zemrën, sheqerin dhe kolesterolin

Hudhra konsiderohet një nga përbërësit natyralë më të fuqishëm për mbështetjen e shëndetit. Edhe një thelb i vetëm përmban substanca aktive që ndikojnë drejtpërdrejt në..

1 minute

Read Time

Hudhra konsiderohet një nga përbërësit natyralë më të fuqishëm për mbështetjen e shëndetit. Edhe një thelb i vetëm përmban substanca aktive që ndikojnë drejtpërdrejt në organizëm dhe në funksionimin e sistemit kardiovaskular.

Alicina dhe përbërës të tjerë të pranishëm në hudhër ndihmojnë në uljen e agregimit trombocitar, duke reduktuar rrezikun e formimit të trombozës në enët e gjakut.

Hudhra kontribuon gjithashtu në uljen e presionit të gjakut dhe ndihmon në reduktimin e kolesterolit.

Një tjetër efekt i saj lidhet me rritjen e nivelit të insulinës në gjak, gjë që ndikon në uljen e nivelit të sheqerit.

Por duhet të keni kujdes

Të gjitha këto veti të dobishme për shëndetin ulen ndjeshëm nëse hudhra konsumohet e pjekur ose e zierë.

Prandaj, rekomandohet që hudhra të konsumohet e gjallë për të përfituar maksimalisht nga përbërësit e saj aktivë.

Këshillë

Për të shmangur erën e fortë në gojë, këshillohet që hudhra të grimcohet sa më shumë me thikë, të përzihet me një lugë vaj ulliri dhe të gëlltitet menjëherë.

About the Author