NEWBORN-i “i burgosur” nga Gjykata Speciale, aktivistët “Liria ka emër” dërgojnë mesazhin: Kosova e burgosur!

Monumenti NEWBORN, një nga simbolet më të njohura të 17 Shkurtit dhe të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është shndërruar mbrëmjen e sotme në skenë..

1 minute

Read Time

Monumenti NEWBORN, një nga simbolet më të njohura të 17 Shkurtit dhe të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është shndërruar mbrëmjen e sotme në skenë të një reagimi simbolik kundër proceseve gjyqësore që po zhvillohen në Hagë.

Menjëherë pas përfundimit të ngjyrosjes, monumenti është rrethuar me gardh metalik nga aktivistët e platformës “Liria ka emër”, duke e paraqitur simbolikisht si të “burgosur” nga Gjykata Speciale.

Rrethimi me hekur e ka kthyer ikonën e lirisë dhe pavarësisë në një imazh që përfaqëson burgun. Në gardh është vendosur edhe një tabelë me logon e Dhomave të Specializuara dhe me mbishkrimin: Kosova e burgosur!

Eliza Hoxha nga organizata “Liria ka emër”, ka thënë se ky reagim qytetar është ndaj një padrejtësie që e konsiderojnë historike dhe prek themelet e shtetit tonë.

NEWBORN-i, simboli i 17 shkurtit dhe i lindjes së Republikës sonë, siç ka thënë ajo, po burgoset simbolikisht për të pasqyruar ndjenjën e padrejtësisë që qytetarët dhe Kosova po e përjetojnë përballë proceseve gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Me mbishkrimin “Kosova e burgosur”, Hoxha ka thënë se po e shprehin indinjatën lidhur me këto procese, pasi atje po gjykohen historia jonë, lufta për liri dhe procesi i shtetformimit të Kosovës.

Si të paraburgosur në Hagë, që pesë vjet po mbahet Hashim Thaçi, ish-presidenti dhe kryeministri që lexoi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës dhe udhëhoqi procesin e shtetndërtimit, po mbahen ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, figurat kyçe të rezistencës, lirisë dhe pavarësisë së shtetit të Kosovës.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports