Mbreti Charles III uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Mbreti Charles III i ka dërguar një letër urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Në letrën e..

1 minute

Read Time

Me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Mbreti Charles III i ka dërguar një letër urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në letrën e publikuar nga Ambasada Britanike në Kosovë, Charles III i ka shprehur urimet më të mira popullit të Kosovës dhe ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të forta mes dy vendeve.

“Kjo ditë shërben si një mundësi e çmuar për të reflektuar mbi miqësinë e qëndrueshme ndërmjet kombeve tona. Jam thellësisht i inkurajuar nga forca e lidhjeve tona dypalëshe dhe mbetem i përkushtuar për të nxitur bashkëpunim edhe më të ngushtë në vitet që vijnë”, thuhet në letër.

Mbreti gjithashtu vuri në pah sfidat globale që përballen të dy vendet, duke përmendur klimën dhe ruajtjen e mjedisit natyror, dhe shprehu shpresën që bashkëpunimi midis Britanisë dhe Kosovës të vazhdojë për gjetjen e zgjidhjeve domethënëse dhe afatgjata.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports