Në seancën e radhës në Gjykatën Speciale, Prokuroria e Specializuar vijoi me paraqitjen e argumenteve të saj, duke kundërshtuar vlerën e dëshmive të disa diplomatëve dhe zyrtarëve ushtarakë amerikanë e britanikë që kanë dëshmuar në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë.
Prokurori i ZPS-së, James Pache, deklaroi se këta dëshmitarë nuk kanë pasur njohuri të drejtpërdrejta për aktivitetet e katërshes së UÇK-së dhe as për qëllimet e tyre.
“Dëshmitarët e mbrojtjes, si për shembull James Rubin, i anashkaluan komunikatat dhe deklaratat publike të UÇK-së si manipulime dhe propagandë.
Të nderuar gjykatës, ajo që del është se provat e kësaj çështje janë të mbushura me dokumente të cilat dëshmitarët e mbrojtjes nuk kanë pasur qasje, apo që mund të kenë pasur qasje por nuk i kanë parë.”- deklaroi prokurori.







