Theret me thikë një burrë në Prizren

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të enjten në Prizren, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një sulmi me thikë. Sipas..

1 minute

Read Time

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të enjten në Prizren, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një sulmi me thikë.

Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, viktima ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit, ndërsa personi i dyshuar është ndaluar nga autoritetet dhe është dërguar në mbajtje.

“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit, pasi që dyshohet se ishte therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, raporton Policia.

About the Author