,

Një person shoqërohet në polici për transport të paligjshëm të druve

Një rast i shkeljes së ligjit është evidentuar të enjten rreth mesditës në fshatin Keqekollë, ku Policia ka ndaluar një person të dyshuar gjatë transportimit..

1 minute

Read Time

Një rast i shkeljes së ligjit është evidentuar të enjten rreth mesditës në fshatin Keqekollë, ku Policia ka ndaluar një person të dyshuar gjatë transportimit të druve pa dokumentacion të rregullt.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit është konstatuar se i dyshuari po transportonte rreth 5.5 metra kub dru, pa poseduar dokumente përcjellëse për mallin.

Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga zyrtarët kompetentë.

Pas përfundimit të procedurave fillestare, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është liruar për t’u proceduar në rrugë të rregullt.

About the Author