Bajrami: Vitin tjetër pritet rritje e çmimit të energjisë elektrike

Tensionet politike rreth sektorit të energjisë janë thelluar, pasi Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me një tjetër rritje të..

2 minutes

Read Time

Tensionet politike rreth sektorit të energjisë janë thelluar, pasi Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me një tjetër rritje të çmimit të energjisë elektrike në vitin 2026. Paralajmërimi u bë nga nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila kritikoi ashpër qeverinë për mënyrën se si po menaxhohet sistemi energjetik dhe për kostot që po u faturohen qytetarëve.

Në një konferencë për media, Bajrami deklaroi se qytetarët po përballen me “hajninë më të madhe të këtij mandati”, siç e quajti ajo faturimin e energjisë.

Sipas saj, reagimet e ditëve të fundit nga përfaqësues të qeverisë tregojnë panik politik pas publikimit të gjetjeve dhe dëshmive që LDK pretendon se zbulojnë keqpërdorime serioze. Ajo përmendi edhe konferencat e deputetit Armend Muja dhe ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të cilat i cilësoi të dështuara.

Bajrami theksoi se LDK tashmë ka dorëzuar dëshmitë e saj në Prokurorinë Speciale, e cila ka hapur hetime për sektorin energjetik.

Ajo sqaroi se shumica e importeve të energjisë nuk janë bërë drejtpërdrejt nga EFT-ja, por nga kompania NOA. Megjithatë, sipas saj, të dhënat tregojnë qartë se kompania EFT e Vuk Hamoviq ka monopolizuar kapacitetet transmetuese të energjisë, duke fituar ankandet vjetore, mujore dhe ditore.

Sipas Bajramit, kostoja e këtij monopoli bie drejtpërdrejt mbi qytetarët përmes faturave të energjisë.

Në konferencë u tha se çështja e kapaciteteve transmetuese dhe çmimeve të larta ka arritur tashmë në vëmendjen e institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Komunitetin e Energjisë në Vjenë dhe Zyrën e Rregullatorit në Lublanë.

LDK kërkoi publikimin e të gjitha kontratave për importin e energjisë, për të bërë të ditur origjinën e energjisë së blerë, sasinë dhe kostot e transportit.

Bajrami paralajmëroi se sasia e madhe e energjisë së importuar gjatë vitit 2025 mund të pasqyrohet në tarifa më të larta në vitin 2026, pasi këto shifra nuk ishin përfshirë në vlerësimin e të hyrave maksimale të operatorëve.

Ajo përfundoi se çmimi i energjisë rrezikon të rritet sërish, ndërsa qytetarët do të jenë ata që do të bartin barrën financiare të keqmenaxhimit. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports