Eurovision në krizë financiare pas largimit të disa shteteve për shkak të Izraelit

Konkursi i Këngës në Eurovision po hyn në një periudhë të tensionuar, pasi katër shtete evropiane kanë paralajmëruar largimin nga edicioni i ardhshëm. Vendimi i..

1 minute

Read Time

Konkursi i Këngës në Eurovision po hyn në një periudhë të tensionuar, pasi katër shtete evropiane kanë paralajmëruar largimin nga edicioni i ardhshëm. Vendimi i tyre lidhet drejtpërdrejt me pjesëmarrjen e Izraelit, çështje që po shkakton përplasje të forta politike brenda kompeticionit muzikor.

Spanja, Holanda, Irlanda dhe Sllovenia kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë vitin e ardhshëm, duke e konsideruar pjesëmarrjen e Izraelit të papranueshme përderisa lufta në Gaza vazhdon. Paralajmërimet e tyre për bojkot janë konkretizuar pasi organizatorët refuzuan të përjashtojnë Izraelin nga gara.

Këto zhvillime kanë krijuar jo pak shqetësim, pasi dy prej vendeve që po tërhiqen janë ndër ekonomitë më të fuqishme të kontinentit, ndërsa Spanja konsiderohet një nga mbështetëset kryesore financiare të Eurovisionit. Largimi i tyre rrezikon të ndikojë në buxhet, sponsorizime dhe në numrin e shikuesve të spektaklit, i cili tradicionalisht ndjeket nga miliona njerëz në mbarë botën. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports