Kirurgët e QKUK-së arrijnë sukses të madh: realizohet zëvendësimi i parë i harkut të aortës

Në një arritje historike për mjekësinë në Kosovë, Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka kryer për herë të parë një ndërhyrje komplekse të zëvendësimit të harkut të aortës përmes procedurës së avancuar Frozen Elephant Trunk (FET).

Operacioni përfshiu gjithashtu zëvendësimin e rrënjës së aortës, të njohur si procedura Bentall. Pacienti, i cili dy vite më parë ishte operuar jashtë vendit për një problem serioz të aortës, kishte nevojë për një ndërhyrje të re për shkak të përkeqësimit të gjendjes dhe dëmtimeve të reja në pjesë të ndryshme të aortës.

Ekipi operues u udhëhoq nga Prof. Dr. Omer Xhemali, drejtor i Kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar të Cyrihut dhe udhëheqës i Aleancës për Kardiokirurgji në Cyrih, në bashkëpunim me Dr. Petar Risteski dhe anesteziologen Dr. Bettex Dominique. Ata punuan ngushtë me ekipin vendor të kardiokirurgëve dhe anesteziologëve të QKUK-së për të realizuar me sukses këtë operacion të avancuar dhe kompleks.

Ndërhyrje të tilla konsiderohen ndër më të vështirat në fushën e kardiokirurgjisë dhe kryhen zakonisht vetëm në qendra të specializuara me përvojë ndërkombëtare të madhe. Ky operacion shënon një hap të rëndësishëm për zhvillimin e kardiokirurgjisë në Kosovë.

QKUK thekson se bashkëpunimi me qendra të njohura ndërkombëtare, si Spitali Universitar i Cyrihut, është pjesë e përpjekjeve për të sjellë metoda kirurgjikale të avancuara që në të ardhmen do të bëhen pjesë e praktikës së rregullt në vend.

Stafi i Shërbimit Klinik të Kardiokirurgjisë njofton qytetarët se për çdo nevojë që lidhet me sëmundjet e zemrës, ata mund t’i drejtohen QKUK-së, pa pasur nevojë për trajtime jashtë vendit. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Onkologët paralajmërojnë për ngarkesë në sistemin shëndetësor dhe specialistë të papunësuar
  • March 10, 2026

Shoqata e Onkologëve të Kosovës ka ngritur shqetësime lidhur me gjendjen e shërbimeve onkologjike në vend, duke theksuar se sistemi shëndetësor po përballet me sfida serioze përballë rritjes së vazhdueshme…

Vazhdo lëximin...
Studimi i ri sfidon teorinë tradicionale për Alzheimerin
  • March 9, 2026

Për shumë vite është menduar se sëmundja e Alzheimerit fillon drejtpërdrejt në tru, por kërkimet e fundit po hedhin dyshime mbi këtë teori. Një studim i ri sugjeron se procesi…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës