FFK uron Policinë e Kosovës për 27-vjetorin e themelimit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, i ka përcjellë urimet më të përzemërta Drejtorit të Përgjithshëm, Gazmend Hoxha, si dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Në letrën e urimit, Ademi ka vlerësuar lart kontributin dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës,…

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, i ka përcjellë urimet më të përzemërta Drejtorit të Përgjithshëm, Gazmend Hoxha, si dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Në letrën e urimit, Ademi ka vlerësuar lart kontributin dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës, si dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me FFK-në në garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e ndeshjeve vendore e ndërkombëtare,

Po ashtu, është përgëzuar edhe përfshirja e Policisë së Kosovës në sport dhe suksesi i ekipit të saj të futsallit, i cili në edicionin e parë të garimit siguroi inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futsall.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *