Blenis Gashi është i mituri që humbi jetën tragjikisht në Fortesë të Rahovecit mbrëmjen e së dielës.
Familjarët e të ndjerit kanë bërë të ditur se ai do të varroset sot në ora 17:00, në varrezat e fshatit,
Ngushëllime për të ndjerin ka shprehur edhe shkolla “Liria”, ku Blenisi ishte nxënës.
Sipas policisë, i mituri u gjet i shtrirë në vendbanimin e tij, me plagë që dyshohet se ishin shkaktuar nga arma e zjarrit.
Ai ishte dërguar për trajtim mjekësor, ku dhe mjekët kishin konstatuar vdekjen e tij.














