Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar kundër presidentes në detyrë, Albulena Haxhiu e cila ka përkujtuar ditën e Kushtetutës së Kaçanikut.
Për këtë, deputetja Deliu e ka quajtur hipokrizi reagimin e Haxhiut, duke akuzuar këtë të fundit për shpërfillje të Kushtetutës së Kosovës.
“Sa hipokrizi: ta përkujtosh Kushtetutën e Kaçanikut, të flasësh për guximin e delegatëve dhe për themelet e Republikës, ndërsa sot ta mbash shtetin në krizë duke shpërfillur Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.”, ka shkruar Deliu.
Ajo ka thënë se dikur Kushtetuta sfidohej nga Serbia, tash po sfidohet nga partia në pushtet.
“Delegatët e Kaçanikut e sfiduan Serbinë për ta themeluar Republikën; sot po sfidohet Kushtetuta vetëm për ta ruajtur pushtetin!”, ka thënë ajo.














