155 vjet nga lindja e Sevasti Qiriazit, pionieres së arsimit të vajzave shqiptare

Sot shënohen 155 vjet nga lindja e një prej figurave më të rëndësishme të arsimit dhe lëvizjes kombëtare shqiptare, Sevasti Dako Qiriazi. Emri i saj lidhet ngushtë me fillesat e arsimit të organizuar për vajza dhe me përpjekjet për emancipimin e gruas shqiptare në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX.

Sevasti Qiriazi (24 shkurt 1871) ishte atdhetare dhe nismëtare e organizimit të arsimit shqiptar për femra. Ishte Naim Frashëri ai që i dha mundësi Sevasti Qiriazit të studionte në kolegjin amerikan Robert College në Stamboll, duke i hapur rrugën për të luajtur një rol aktiv në arsimimin e grave.

Ajo ishte gruaja e parë shqiptare që studioi në këtë institucion, të cilin e përfundoi në qershor të vitit 1891. Pas kthimit në Shqipëri, mori pjesë në themelimin e shkollës së vashave në Korçë më 1891, një institucion që konsiderohet si fillimi i arsimit laik për vajza.

Pas Luftës së Parë Botërore, shkolla njihej ende me emrin e familjes Qiriazi. Sevasti mori pjesë edhe në Kongresi i Manastirit, ku u angazhua kryesisht në përgatitjen e teksteve shkollore.

Së bashku me bashkëshortin e saj, gazetarin dhe shkrimtarin Kristo Anastas Dako, si dhe me motrën Parashqevi Qiriazi, ajo u vendos fillimisht në Rumani dhe më pas emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku bashkëpunoi me të përdyjavshmen “Yll’ i mëngjesit”.

Motrat Qiriazi ishin mësueset dhe edukatoret e para të shkollës së vashave të hapur në Korçë më 1891. Nga kjo shkollë dolën shumë gra të njohura që kontribuuan jo vetëm në arsim, por edhe në çështjen kombëtare.

Sevasti Qiriazi ndërroi jetë më 30 gusht 1949, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në historinë e arsimit dhe emancipimit të gruas shqiptare.

Të ngjashme:

Zbulohen gjurmë të një vendbanimi arkeologjik në zonën e Lushnjës
  • March 10, 2026

Në zonën e quajtur Kodra e Pusit, pranë fshatit Murizë në Peqin, kanë nisur gërmime arkeologjike shpëtimi që po zhvillohen nga arkeologët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim…

Vazhdo lëximin...
Kurti vlerëson kineastet e Kosovës për sukseset në skenën ndërkombëtare
  • March 9, 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur vlerësim për kontributin që gratë kineaste nga Kosova po japin në industrinë e filmit, duke theksuar se puna dhe arritjet e tyre po…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës