Zyrtari i administratës Trump jep detaje për “marrëveshjen kornizë” me Iranin

Zyrtarë të administarës amerikane kanë dhënë detaje për marrëveshjen kornizë, me të cilën synohet t’i jepet fund luftës me Iranin. Sipas një zyrtari të administratës Trump, kjo marrëveshje u jep palëve 60 ditë kohë për të arritur pikat përfundimtare të marrëveshjes. Marrëveshja e mundshme, sipas zyrtarit, do të siguronte që Irani të mos zotërojë kurrë…

1 minute

Read Time

Zyrtarë të administarës amerikane kanë dhënë detaje për marrëveshjen kornizë, me të cilën synohet t’i jepet fund luftës me Iranin.

Sipas një zyrtari të administratës Trump, kjo marrëveshje u jep palëve 60 ditë kohë për të arritur pikat përfundimtare të marrëveshjes.

Marrëveshja e mundshme, sipas zyrtarit, do të siguronte që Irani të mos zotërojë kurrë një armë bërthamore dhe do t’i angazhonte ato të hiqnin dorë nga uraniumi i pasuruar, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv

Mënyra se si do të asgjësohet rezerva mbetet për t’u negociuar dhe do të jetë pjesë e fazës tjetër të negociatave.

Ky zyrtar ka thënë se marrëveshja do të rihapte Ngushticën e Hormuzit, por nuk dha detaje specifike se si do të funksiononte rruga ujore kritike në të ardhmen.

About the Author