Zvicra ngre muralin më të madh botëror me Lego

Në Zvicër u zhvillua një ngjarje bamirësie e veçantë, ku synohej të thyhej rekordi Guinness për muralin më të madh të ndërtuar me tullat Lego…

1 minute

Read Time

Në Zvicër u zhvillua një ngjarje bamirësie e veçantë, ku synohej të thyhej rekordi Guinness për muralin më të madh të ndërtuar me tullat Lego.

Vepra artistike, e cila është rreth 24 metra e gjatë dhe mbi 2 metra e lartë, u krijua si pjesë e Telethon-it zviceran, një aktivitet që mbledh fonde për personat me sëmundje të rralla gjenetike.

Murali u montua në Yverdon-les-Bains dhe pasqyron peizazhe dhe vende të ndryshme nga rajoni North Vaud. Ideja dhe realizimi i saj i takon kompanisë Brickmaster.ch, e bazuar në Concise, e specializuar në organizimin e eventeve me Lego.

Pavarësisht ndërtimit të suksesshëm, Guinness World Records duhet ta rishikojë për të konfirmuar zyrtarisht nëse ky mural është vërtet më i madhi në botë me Lego.

About the Author