Zjarret në Spanjë, shumë njerëz kanë mbetur të mbyllur në shtëpitë e tyre

Zjarret kanë detyruar të paktën 63 mijë e 152 persona të evakuohen nga shtëpitë e tyre në rajonet qendrore spanjolle të Madridit, Toledos dhe Avilës. Kështu bëri të ditur Ministria e Brendshme e Spanjës, duke thënë gjithashtu se ka pezulluar përkohësisht punën e korrjes me makineri bujqësore në ato tre rajone. Zjarri në provincën e…

1 minute

Read Time

Zjarret kanë detyruar të paktën 63 mijë e 152 persona të evakuohen nga shtëpitë e tyre në rajonet qendrore spanjolle të Madridit, Toledos dhe Avilës.

Kështu bëri të ditur Ministria e Brendshme e Spanjës, duke thënë gjithashtu se ka pezulluar përkohësisht punën e korrjes me makineri bujqësore në ato tre rajone.

Zjarri në provincën e Avilës ka djegur më shumë se 50 mijë hektarë, duke e bërë atë zjarrin më të madh në historinë e Spanjës, raporton CNN.

Vetëm në atë pjesë, më shumë se 25 mijë njerëz janë evakuuar dhe mbi 8 mijë e 700 janë të mbyllur në shtëpitë e tyre.

About the Author