Zëvendësministri Ahmeti kërkon mbështetje për njohje të reja dhe anëtarësim në NATO

Në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës zhvilloi takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë..

1 minute

Read Time

Në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës zhvilloi takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë të Kongresit, duke vënë theksin te avancimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe temat e sigurisë.

Kreshnik Ahmeti zhvilloi takime të ndara në Washington, D.C. me senatorin Gary Peters dhe kongresistin Ritchie Torres.

Në këto takime, u diskutua për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Po ashtu, siç thekson Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në njoftimin për media, “u theksua rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme të ShBA-së për njohje të reja ndërkombëtare për Republikën e Kosovës dhe për avancimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO”.

Pjesë e diskutimeve ishte edhe mbështetja e ofruar përmes Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), për të cilin Ahmeti shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së në avancimin e sigurisë dhe mbrojtjes.

Gjithashtu, u diskutua situata e shqiptarëve në Lugina e Preshevës, duke theksuar nevojën për përmirësimin e të drejtave dhe kushteve të tyre dhe për një vëmendje më të madhe ndërkombëtare ndaj gjendjes së tyre.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports