Zbulohen çiftet e play-offit në Champions League, përballje të forta drejt 16-shes

UEFA ka hedhur shortin për fazën play-off të Ligës së Kampionëve, duke përcaktuar përballjet mes skuadrave që synojnë një vend në raundin e 16-të të..

1 minute

Read Time

UEFA ka hedhur shortin për fazën play-off të Ligës së Kampionëve, duke përcaktuar përballjet mes skuadrave që synojnë një vend në raundin e 16-të të garës elitare evropiane.

Ceremonia u zhvillua sot në Nyon të Zvicrës dhe përfshiu ekipet e renditura nga pozita e nëntë deri në të 24-tën në fazën e ligës. Tetë skuadrat fituese nga kjo fazë do t’u bashkohen tetë ekipeve që kanë siguruar kualifikimin direkt në 16-she.

Këto janë çiftet e shortit për play-off:

– Atalanta – Borussia Dortmund
– Bayer Leverkusen – Olympiacos
– Juventus – Galatasaray
– Atletico Madrid – Club Brugge
– Newcastle – Qarabağ
– Real Madrid – Benfica
– Inter – Bodø/Glimt
– Paris Saint-Germain – AS Monaco

Ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje. Takimet e para janë planifikuar për datat 17 dhe 18 shkurt 2026, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 24 dhe 25 shkurt 2026.

Skuadrat që dalin fituese nga këto përballje do të sigurojnë biletën për raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, ku i presin ekipet që dominuan fazën e ligës.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports