Superliga e Kosovës ka publikuar orarin për javën e 25-të të kampionatit.
Dy takime do të zhvillohen të martën, ndërsa tri të tjera janë planifikuar për ditën e mërkurë.
Ndeshje mjaft të pritura janë ajo mes Ferizajt dhe Prishtinës, si dhe përballja midis Drenicës dhe Malishevës, që premtojnë emocione për tifozët e futbollit.









