Trepça vazhdon serinë e fitoreve, triumfon ndaj Bashkimit në Prizren

Skuadra e Trepçës ka vazhduar formën e mirë në Superligën e Kosovës në basketboll, duke shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në transfertë. Kampioni në..

1 minute

Read Time

Skuadra e Trepçës ka vazhduar formën e mirë në Superligën e Kosovës në basketboll, duke shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në transfertë. Kampioni në fuqi u tregua më i fortë në përballjen e zhvilluar në Prizren, ku arriti të marrë pikët e plota ndaj Bashkimit.

Trepça fitoi bindshëm 66-85 ndaj Bashkimit në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi”, në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Te skuadra mysafire u dallua Mustapha Amzil, i cili realizoi 23 pikë dhe ishte më efikasi për ekipin e tij. Ndërkohë, te Bashkimi lojtari më i dalluar ishte Jaylen Riley me 17 pikë të shënuara.

Me këtë fitore, kampioni aktual i Kosovës e ka çuar në 16 numrin e fitoreve radhazi, duke dëshmuar formën e fortë dhe duke mos llogaritur as vendin e dytë në renditje.

About the Author