“Xhandarmëria mund të krijojë tensione me aleatët perëndimorë dhe të përdoret politikisht”

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, së fundmi njoftoi rreth nismës për krijimin e një grupi punues për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës. Kjo..

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, së fundmi njoftoi rreth nismës për krijimin e një grupi punues për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës.

Kjo iniciativë është prezantuar nga ministri në detyrë Xhelal Sveçla si një mekanizëm që do të analizojë modalitetet e funksionimit të kësaj force si agjenci e MPB-së.

Megjithatë, kjo nismë ka ngjallur debate të shumta në opinionin publik dhe tek ekspertët e sigurisë, sidomos për shkak të kohës kur është propozuar, në prag të zgjedhjeve.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, për Klankosova.tv ka shprehur skepticizëm dhe rezerva serioze lidhur me nevojën dhe funksionalitetin e një force të tillë.

Sipas tij, arkitektura aktuale e sigurisë në Kosovë bazohet në ndarjen e qartë të kompetencave ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *