Xhaka, Hajdari dhe Avdullahu: “Ne jemi një” pas vërshëllimave të tifozëve

Kosova e përmbylli ciklin e kualifikueseve me një barazim 1-1 ndaj Zvicrës në Prishtinë, në një ndeshje të zhvilluar nën reshje të dendura shiu. Përfaqësuesja..

1 minute

Read Time

Kosova e përmbylli ciklin e kualifikueseve me një barazim 1-1 ndaj Zvicrës në Prishtinë, në një ndeshje të zhvilluar nën reshje të dendura shiu. Përfaqësuesja e Kosovës arriti një sukses historik duke përfunduar në vendin e dytë të grupit dhe duke siguruar kualifikimin për “play-off”.

Megjithatë, vëmendja pas ndeshjes u fokusua tek Granit Xhaka. Kapiteni i Zvicrës, me prejardhje shqiptare, u prit me vërshëllima nga një pjesë e tifozëve kosovarë sa herë që prekte topin. Ky reagim vinte pas deklaratave të tij të fundit në drejtim të dy lojtarëve, Albian Hajdarit dhe Leon Avdullahut, të cilët kishin zgjedhur të përfaqësonin Kosovën në vend të Zvicrës.

Situata mori një kthesë pozitive pas përfundimit të ndeshjes. Albian Hajdari doli në mbrojtje të Xhakës, duke publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqej së bashku me mesfushorin e Zvicrës dhe Leon Avdullahun, shoqëruar me mbishkrimin: “Ne jemi një.” Ky postim u rishpërnda edhe nga Avdullahu dhe vetë Xhaka, duke dërguar një mesazh të qartë për unitet dhe respekt të ndërsjellë, pavarësisht tensioneve jashtë fushës. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports