X prezanton një veçori të re për përdoruesit

Platforma e njohur e mediave sociale ka nisur një veçori të re për të rritur transparencën dhe besueshmërinë e llogarive të përdoruesve. Funksioni i quajtur..

1 minute

Read Time

Platforma e njohur e mediave sociale ka nisur një veçori të re për të rritur transparencën dhe besueshmërinë e llogarive të përdoruesve. Funksioni i quajtur “Rreth këtij profili” (ang. About this account) do të ofrojë detaje të rëndësishme për secilin përdorues, përfshirë vendndodhjen, historikun e ndryshimeve të emrit të përdoruesit, datën e regjistrimit dhe mënyrën e instalimit të aplikacionit.

Qëllimi i këtij funksioni është të zvogëlojë prezencën e llogarive jo-autentike dhe botëve që pretendonin të ishin përdorues të vërtetë. Për shembull, nëse një përdorues deklaron se është nga Shtetet e Bashkuara, por të dhënat tregojnë se llogaria operon nga një vend tjetër, kjo mund të ngrejë dyshime për qëllimet e tij.

Nikita Bir, drejtues i produktit në platformë, e përshkroi këtë veçori si një “hap të rëndësishëm drejt sigurimit të integritetit të agores globale”. Megjithatë, disa përdorues raportuan se vendndodhja e treguar nuk ishte gjithmonë e saktë, dhe Bir konfirmoi se këto probleme do të adresohen deri të martën. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports