William Walker: Reçaku ia tregoi botës të vërtetën e Kosovës

27 vjet pas një nga ngjarjeve më të rënda gjatë luftës në Kosovë, kujtimi i masakrës së Reçakut vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e historisë dhe ndërgjegjësimit ndërkombëtar. Në atë fshat të komunës së Shtimes, forcat paramilitare serbe vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë, duke lënë një plagë të thellë në vend dhe duke tërhequr vëmendjen e botës.

Masakra u bë e njohur globalisht pas reagimit të menjëhershëm të shefit të atëhershëm të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker. Ai, pasi pa trupat e pajetë të civilëve nga afër, ngriti alarmin për krime të rënda kundër njerëzimit që po kryheshin ndaj shqiptarëve.

Në Akademinë Përkujtimore të masakrës, Walker shprehu se nëse dikush do t’i thoshte atëherë se pas 27 vjetësh Kosova do të ishte një vend i lirë, nuk do ta besonte. “Para 27 vjetëve vizitova Reçakun për herë të parë, dhe për 27 vjet unë fola për atë që kishte ndodhur dhe që pash atë ditë. Po të më thoshte dikush që pas kaq vitesh do të isha para një vendi të pavarur do të thosha ‘je i çmendur’”, tha ai.

Walker theksoi se Reçaku ishte vendi që tregoi botës të vërtetën e Kosovës dhe se përpjekjet ndërkombëtare e mbështetën vendin në rrugën e tij për liri. Ai shtoi se shumë shtete i dolën në krah Kosovës për të konfirmuar dhe mbështetur të vërtetën e saj historike.

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës